Aktualitet

Këmbyen 40 mln lekë false në 40 mijë euro në Elbasan, shpallen në kërkim dy gjeorgjianët

49-vjeçari dhe 46-vjeçari akuzohen për kryerjen e veprave penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i monedhave".

8 Qershor 2024, 15:15 Nga r.ll
Këmbyen 40 mln lekë false në 40 mijë euro në Elbasan,
foto ilustruese

ELBASAN- Dy shtetas nga Gjeorgjia janë shpallur në kërkim, pasi kanë këmbyer në një exchange një shumën prej 40 milionë lekësh në 40 mijë euro me kartëmonedha false. 

49-vjeçari dhe 46-vjeçari akuzohen për kryerjen e veprave penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i monedhave".

NJOFTIMI I POLICISË:

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Elbasan, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, se 2 shtetas e kishin mashtruar në exchange, duke këmbyer një shumë parash nga lekë në euro, me kartëmonedha të falsifikuara, kanë bërë të mundur identifikimin e 2 autorëve të rastit.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit gjeorgjianë L. G., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i monedhave".

Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll