Aktualitet

Shpërthen në flakë automjeti gjatë furnizimit me karburant, lëndohet shoferi dhe pasagjeri në Korçë

Mësohet se shoferi 35-vjeçar D.O dhe babai i tij 72-vjeçar M.O kanë pësuar djegie trupore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

8 Qershor 2024, 14:58 Nga S.B
Shpërthen në flakë automjeti gjatë furnizimit me karburant,
pamje nga ngjarja

KORÇË- Një makinë ka marrë flakë gjatë furnizimit me karburant mesditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në fshatin Belorta. Mësohet se shoferi 35-vjeçar D.O dhe babai i tij 72-vjeçar M.O kanë pësuar djegie trupore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 08.06.2024, rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në fshatin Belorta, Korçë, në një karburant, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. O., 35 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, në momentin kur ky shtetas po e furnizonte automjetin, me karburant.

Në brendësi të automjetit ndodhej pasagjer babai i tij, shtetasi M. O., 72 vjeç, i cili së bashku me 35-vjeçarin, kanë pësuar djegie trupore dhe ndodhen për mjekim, në spital. Automjeti i tyre është larguar nga karburanti prej personave të tjerë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë rrugës, me qëllim shmangien e rrezikut të mëtejshëm.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

korce

Sondazh

Poll