Sport

VIDEO / Pas 4 vitesh Manaj rigjen golin kuqezi, Laçi vulos fitoren 3-1!

Kuqezinjtë kaluan shumë shpejtë në avantazh që në minutën e 12-të falë golit të Nedim Bajrami, ndërkohë 10 minuta nga mbyllja e ndeshjes Naja shënon golin e dytë.

7 Qershor 2024, 20:42 Nga DOSJA
VIDEO / Pas 4 vitesh Manaj rigjen golin kuqezi, Laçi vulos fitoren 3-1!

HUNGARI – Shqipëria fiton 3-1 përballë Azerbaixhanit në Hungari, ndeshja e fundit kjo përpara se të nisen ditën e nesërme drejt Gjermanisë.

Edhe në minutat e mbetura të pjesës së parë kombëtarja shqiptare e cila në këtë ndeshje është thuajse me formacionin zyrtarë që do të kemi edhe në Europian, ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Pavarësisht tentativave për të thelluar avantazhin 45 minutat e para u mbyllën me shifrat 1-0.

Një pjesë e dytë shumë e kujdesshme e kombëtares shqiptare e cila rrezikoi në disa raste edhe të pësonte, nga gabimet e sajë por edhe për mneritë të kundërshtarit i cili avancoi më tepër duke parë tërheqjen e ekipit shqiptarë. Por kur gjithka dukej se  do të mbyllej në vështirësi për ekipin tonë, Rei Manaj rigjen golin e tij me kombëtaren pas 4 vitesh duke uar shifrat në 2-0 në minutën e 80-të.

Aq duhej dhe kuqezinjtë vulosin fitoren me një tjetër gol, këtë herë është Qazim Laçi në minutën e 87-të, që çon shifrat në 3-0.

Np mbyllje të ndeshjes Azerbaixhani shënon golin e nderit përballë kuqezinjëv duke vulosur si rezultat përfundimtarë shifrat 3-1

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll