Politike

Protesta e opozitës para Parlamentit/ Këlliçi: U iniciua nga skandalet e qeverisë! Rama do jepte sqarime shteruese në një vend normal

Sa i takon vizitës së shkurtër të kryeministres së Italisë në Shqipëri, Këlliçi theksoi se vizita u zhvillua për interesa politike të qeverisë italiane dhe partisë që Giorgia Meloni drejton në kuadër të zgjedhjeve evropiane.

7 Qershor 2024, 18:08 Nga B.Z
Protesta e opozitës para Parlamentit/ Këlliçi: U iniciua nga
Belind Këlliçi

TIRANË - Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka komentuar pasditen e sotme protestën që u zhvillua një ditë më parë para Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohej dorëheqja e kryeministrit Rama.

I ftuar në News 24 Këlliçi theksoi se protesta është iniciuar për shkak të dokumentarit të RAI3 për Shqipërinë, por edhe për shkak të një editoriali të gazetës gjermane Bild, ku sipas tij pasqyrohen lidhjet e kryeministrit Rama me krimin. Këlliçi u shpreh se lidhur me skandalet e fundit që kanë përfshirë qeverinë, Rama do jepte sqarime shteruese në një vend normal

Sa i takon vizitës së shkurtër të kryeministres së Italisë në Shqipëri, Këlliçi theksoi se vizita u zhvillua për interesa politike të qeverisë italiane dhe partisë që Giorgia Meloni drejton në kuadër të zgjedhjeve evropiane.

Këlliçi: Protesta ka ndodhur edhe për shkak të dokumentarit të RAI3, por edhe  të një editoriali në Bild të hënën ku pasqyrohen lidhjet e Edi Ramës, që e konsideroj kreun e një karteli, me mafian shqiptare, me persona me rekorde kriminale. Është faktuar lidhja e tij me persona që dyshohet se pastrojnë paratë e kartelit të Sinaloas. Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë se kemi të bëjmë me një narkoshtet. Ndryshe ishte se ky reportazh nuk vjen si ndjesi personale e një mediaje të huaj ndaj një kryeministri, por kemi të bëjmë me median shtetërore italiane, kemi të bëjmë me një gazetar që jo lehtshëm mund të shantazhohet nga kryeministri.

Që Shqipëria drejtohet nga një kryeministër i korruptuar nuk ka nevojë ta thotë Ahmetaj, sepse e dinë të gjithë. Gabim do ishte të hyjmë në interpretimin nëse Ahmetaj e ka ditur nëse po filmohej apo jo. E rëndësishme është të mbetemi te deklaratat e tij. Sot që flasim numri 2 i qeverisë është në arrati, sepse kërkohet për korrupsion dhe akuza penale. Në çdo vend normal të botës kur zv/ kryeministri është në arrati dhe thotë se është përballur me kërcënime, kryeministri do jepte sqarime shteruese në një vend normal.

Ne nuk kemi reshtur në dy muajt e fundit së protestuari para bashkisë së Tiranës për skandalet e 5D dhe inceneratorin. Tashmë ka nisur edhe protesta para Parlamentit që është bashkë me aksionin e deputetëve të opozitës në Parlament që janë përballur me kryeministrin ato herë që ka ardhur. Ne jemi gjithë kohën në terren, po përfundojmë programin elektoral. Do duhet të formatojmë ekipin me të cilin do garojmë vitin e ardhshëm dhe do garantojmë ofertën tonë për qytetarët.

Rama nuk foli shqip në konferencën me Melonin por italisht sepse nuk po fliste për interesin shqiptar, por po bënte fushatë për Melonin në zgjedhjet evropiane. Një deputet i opozitës italiane erdhi dhe për hir të të vërtetës është gjakosur nga truprojat e kryeministrit. Dy të rinj që kishin gjetur një formë interesante dhe origjinale proteste majë një tarrace me një banderolë u arrestuan sepse Rama mesa duket nuk pranon asnjë zë kritik apo proteste. Ajo vizitë është bërë për interesa politike të qeverisë italiane dhe partisë që Giorgia Meloni drejton.

belind kellici giorgia meloni edi rama opozita

Sondazh

Poll