Politike

Blerina Bala dha dorëheqjen, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot kryetarin e ri të komanduar

Ndërkohë dy emrat e diskutuar për të marrë drejtimin e Himarës janë Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano. Ky i fundit ka pak ditë që është emëruar nënkryetar Bashkie. 

7 Qershor 2024, 14:42 Nga r.ll
Blerina Bala dha dorëheqjen, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh
bashkia himare

HIMARË- Këshilli Bashkiak i Himarës pritet të mblidhet ditën e sotme në orën 16.00 për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Dy emrat e diskutuar për të marrë drejtimin e Himarës janë Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano. Ky i fundit ka pak ditë që është emëruar nënkryetar Bashkie. 

Mbledhja e sotme vjen pas dorëheqjes së kryebashkiakes të komanduar Blerina Bala e cila qëndroi vetëm 3 muaj në detyrë. Bala u zgjodh më 19 mars, nga Këshilli Bashkiak i Himarës dhe pritej të drejtonte bashkinë deri në zgjedhjet e reja.

Zgjedhja e Blerina Balës erdhi pasi edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe ish-kryebashkiaku, Jorgo Goro i cili dha po ashtu dorëheqjen, ndodhen në burg. Bala u zgjodh nga Këshilli Bashkiak i Himarës dhe do të drejtonte bashkinë deri në zgjedhjet e reja. Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje

 

keshilli bashkiak i himares

Sondazh

Poll