Politike

“Kjo qeveri i ka rrënjët në krim dhe korruptim”, Meta: Përshkallëzimi i protestave do japë rezultatet e duhura

Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria e drejtuar nga Edi Rama i ka rrënjët në krim.

7 Qershor 2024, 14:13 Nga r.ll
“Kjo qeveri i ka rrënjët në krim dhe korruptim”,
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria e drejtuar nga Edi Rama i ka rrënjët në krim.

Më tej, i pyetur pse aksioni opozitar nuk po jep rezultat, Meta tha se përshkallëzimi i protestave do të japë rezultatet e duhura.

"Kjo është një qeveri që rrënjët i ka vetëm në krim dhe korruptim. Ne do të vazhdojmë të përballemi me qeverinë, me prindin 2, me Bashkinë e Tiranës, përballjen me të keqen, kudo ajo është, sepse çdo qelizë e administratës është infektuar rëndë. Përshkallëzimi i protestave do të japë rezultatet e duhura. Të gjitha këto protesta kanë bërë që të kemi rezultate. Partia e Lirisë po përmirëson edhe organizimin e saj përditë.", u shpreh Meta.

ilir meta aksion opozitar

Sondazh

Poll