Politike

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, tërhiqet nga gara për kryetar Bashkie, Pervin Gjikuria

Tërheqja e Gjikurias ka bërë që detyra t'i kalojë kandidatit tjetër Arqile Bollano. 

7 Qershor 2024, 16:31 Nga M.B
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, tërhiqet nga gara
Pervin Gjikuria

HIMARA- Pervin Gjikuria ka tërhequr gjatë ditës së sotme kandidaturën e tij për kreun e Bashkisë së Himarës. Tërheqja e Gjikurias ka bërë që detyra t'i kalojë kandidatit tjetër Arqile Bollano. 

Ky i fundit do të kryejë funksionin e tij si kryetar i komanduar pas dorëheqjes së Blerina Balës dy ditë më parë. Më 29 mars të këtij viti Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak.

Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja vetëm pas një vendimi përfundimtar nga Apelit i Posaçëm për Fredi Belerin, i dënuar me dy vite burg nga GJKKO pasi u kap duke blerë vota në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

pervin gjikuria

Sondazh

Poll