Politike

Salianji njofton mbledhjen e radhës të Komisionit për sistemin TIMS, zbardh emrat e dëshmitarëve që do të pyeten

Seanca do të zhvillohet më datën 10 qershor në orën 14:00, ku do të pyeten dëshmitarët, Ardit Muço, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit; Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit; Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.

7 Qershor 2024, 13:45 Nga r.ll
Salianji njofton mbledhjen e radhës të Komisionit për sistemin
ervin salianji

TIRANË- Kreu i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji ka njoftuar mbledhjen e radhës dhe listën e dëshmitarëve që do të pyeten. 

Seanca do të zhvillohet më datën 10 qershor në orën 14:00, ku do të pyeten dëshmitarët, Ardit Muço, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit; Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit; Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në zbatim të vendimit të ndërmjetëm nr. 10, datë 04.06.2024 të Komisionit hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS”, Komisioni do të zhvillojë mbledhje ditën e hënë ora 14:00, datë 10.06.2024 me rend dite:

1. Miratim i procesverbalit të mbledhjes datë 04.06.2024.

Si dhe zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:

1. Ora 14:00 – Z. Ardit Muço, Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit;

2. Ora 15:00 – Z. Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit;

3. Ora 16:00 – Znj. Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.

ervin salianji

Sondazh

Poll