7 Qershor 2024, 16:01
Nga B.Z
Autori-viktima
DHËRMI - Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i rëndë që ndodhi një ditë më parë në Dhërmi, ku 31-vjeçari Eraldo Nevruzi, recepsionist në një hotel u ekzekutua me armë zjarri nga bashkëpronari i hotelit Gerald Shehu.
Pak më herët u zbulua se Shehu kishte patur bashkëpunëtorë në fshehjen e trupit të 31-vjeçarit, dhe një prej tyre ishte Daniel Qose. Ndërkohë nëna e këtij të fundit ka treguar se djali i saj kishte 5 vite që punonte tek hotel "Greccia" ku dhe ka ndodhur krimi, por sipas saj nuk kishte patur asnjëherë probleme me pronarët.
Ajo tregon se djali i saj Daniel Qose, është kërcënuar me armë nga autori i krimit Gerald Shehu dhe më pas sipas saj i kanë dhënë një qese kuzhine ku dhe kanë futur trupin e 31-vjeçarit dhe e kanë hedhur më pas në Përroin e Gjipesë. Kostaqe Qose tregon se ngjarjen e mori vesh nga lajmet në televizior.
Kostaqe Qose: Dëgjova nga Tv në mëngjes që ishte bërë një vrasja,nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punontë djali. I rashë telefonit nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i bija por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se Greccia më tha.
Marrim pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bije dhe nuk më përgjigjet por mos ki merak se do shkoj unë. Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë i kemi arrestuar po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim.
Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka patur probleme më herët. Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese guzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë.
Është nisur burri me çupëm andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin. Danieli nuk e njihte se aq ditë ishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre. Nuk kemi mundësi për ta ndjekur, djali mori rrugët për të punuar.
Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale ndërsa atje ka punuar banakier e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën por pronari i tha hajde se ziret vendi.
eraldo nevruzi gerald shehu
Aktualitet
7 Qershor 2024, 15:42
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vera që sapo ka nisur duket se përveç temperaturave që kane filluar të rriten shoqërohet edhe ...
Aktualitet
7 Qershor 2024, 15:31
M.B
Eraldo Nevruzi
VLORA- Trupi i pajetë e Eraldo Nevruzit është dërguar për në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës tek...
Aktualitet
7 Qershor 2024, 15:23
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u raportua këtë t&...
Aktualitet
7 Qershor 2024, 15:03
r.ll
foto nga konferenca
TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në konferencën për mediat tha se po kryhen proced...
Aktualitet
7 Qershor 2024, 14:50
r.ll
muhamet rrumbullaku
TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një konferencë për mediat ku ka dh&eum...
Aktualitet
7 Qershor 2024, 14:45
N.F
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i të riut ësht&e...
Aktualitet
7 Qershor 2024, 14:33
r.ll
keshilltaret
SARANDË- Një vendim qeverie i ka kapur të papërgatitur bizneset në zonat turistike për t’u pajisur me...
Aktualitet
7 Qershor 2024, 14:24
r.ll
kullat ne tirane
TIRANË- Pa kaluar një muaj nga miratimi i ndryshimeve ligjore që i lejojnë ministrisë së Ekonomisë, Kul...
Aktualitet
7 Qershor 2024, 13:51
r.ll
vendngjarja
DHËRMI- Babai i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit, i cili u vra në Dhërmi nga pronari i hotelit ku punonte, ka dh...
Aktualitet
7 Qershor 2024, 13:50
N.F
Aksidenti
ELBASAN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur m...