Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, makina përplaset me furgonin e mallrave, një grua përfundon në spital

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit Papër. Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një mjet.

7 Qershor 2024, 13:50 Nga N.F
Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, makina përplaset me furgonin e
Aksidenti

ELBASAN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit Papër. Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një mjet.

Mësohet se ka qenë mjeti i cili është përplasur me furgoni ku si pasojë është plagosur një grua. Më tej bëhet me dije se gruaja e plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dyshohet se mjetet janë përplasur për shkak të shpejtësisë.

aksident elbasan plagosje

Sondazh

Poll