Aktualitet

Vrasja në Dhërmi/ Kreu i Policisë së Shtetit: Jemi në procedurat e ekstradimit të Gerald Shehut

Gjatë një konference për mediat, Rrumbullaku u shpreh se policia ka dokumentuar me fakte dhe prova vrasjen, ndërsa e cilësoi ngjarjen në Dhërmi një krim të rëndë.

7 Qershor 2024, 15:03 Nga r.ll
Vrasja në Dhërmi/ Kreu i Policisë së Shtetit: Jemi në
foto nga konferenca

TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në konferencën për mediat tha se po kryhen procedurat për ekstradimin e shpejtë nga Greqia të Gerald Shehut, autorit të vrasjes së Eraldo Nevruzit.

Gjatë një konference për mediat, Rrumbullaku u shpreh se policia ka dokumentuar me fakte dhe prova vrasjen, ndërsa e cilësoi ngjarjen në Dhërmi një krim të rëndë.

"Më lejoni të falenderoj strukturat e Policisë së Shtetit, të angazhuara për dokumentimin, zbardhjen e vrasjes së ndodhur në Dhërmi. Në këtë aspekt, kemi pasur një koordinim shumë të mirë, edhe falë bashkëpunimit të mirë që kemi me partnerët grekë. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova ligjore dhe shkencore gjithçka që ka të bëjë me ato mekanizma. Po shkojmë drejt finalizimit”, tha Rrumbullaku.

muhamet rrumbullaku gerald shehu

Sondazh

Poll