Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, makina përplaset me furgonin e mallrave, një grua përfundon në spital
Aksidenti ELBASAN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur m...
Shyqyri Nevruzi tha se djali nuk kishte njohje të mëparshme me autorin e krimit, 43-vjeçarin Gerald Shehu dhe dy personat e tjerë nga Korça që ndihmuan Shehun për fshehjen e trupit të viktimës.
DHËRMI- Babai i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit, i cili u vra në Dhërmi nga pronari i hotelit ku punonte, ka dhënë detaje mbi të shkuarën e djalit të tij.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Shyqyri Nevruzi tha se djali nuk kishte njohje të mëparshme me autorin e krimit, 43-vjeçarin Gerald Shehu dhe dy personat e tjerë nga Korça që ndihmuan Shehun për fshehjen e trupit të viktimës.
Ai tha gjithashtu se i biri nuk ka pasur të shkuar kriminale, por shtoi se ndaj tij është vendosur vetëm një masë sigurie “detyrim paraqitje” pasi ishte kapur me 2 gram hashash. Babai i Eraldos shtoi se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, pasi sipas tij, djali mund t’i ketë kërkuar lekët pronarit.
Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?
-Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.
-Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë.
Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?
-Nga televizori, aty e morëm vesh.
Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?
-Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shok ka, ishin djemë të tjerë
Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?
-Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.
Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?
-Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj.
Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?
-Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz.
Me parë çfarë punonte djali?
-Kamarier, bankier ka qenë.
Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?
-Jo jo. Ka shkuar familja e gjithë andej. Unë vet nuk jam mirë. E regjistrova telefonatën me lejen tuaj./Euronews Albania
View this post on Instagram
Aksidenti ELBASAN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur m...
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë dhune ka ndodhur në vendin tonë ndaj një të mituri. 12-vjeçari &...
Foto ilustruese BELGJIKË- Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet belge. Raportohet se&n...
foto ilustruese TIRANË- Një 36-vjeçar është arrestuar me qëllim ekstradimin në aksin Vorë- Fushë Kruj&e...
Foto ilustruese TIRANË- Inspektimi në tregje të ndryshme nga ana e Inspektorateve duket se në disa raste kufizohet edhe nga aspekte ele...
Dritan Dajti TIRANË- Gjykata e Lartë ditën e sotme ka marrë vendimin për rrëzimin e kërkesës së Dritan Dajtit ...
Pamjet DHËRMI- Janë publikuar pamjet nga vendi ku është gjetur trupi i Eraldo Nevruzit, i cili u vra në orët e para të d...
Foto Ilustruese Në Ekuador, vrasjet u rritën tetëfish midis 2018 dhe 2023. Huffington Post shkruan se autorët pothuajse nuk sillen para...
fotoja TIRANË- Një foto e shkrepur nga protesta e opozitës ditën e djeshme para Kuvendit, është radhitur nga Reuters në ...
pamje nga vendngjarja SHKODËR- 6065 bimë kanabis janë asgjësuar në Shkodër, Kukës dhe Vlorë. Gjithashtu jan&eu...