Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Austria për pastrim parash, merr fund arratia e 30-vjeçarit shqiptar, vihet në pranga në Greqi

I riu shqiptar është identifikuar si Aredjo Buzi nga Fieri. Buzi ishte i shpallur në kërkim me urdhër europian arresti nga Austria për veprat penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”, të cilat sipas Kodit Penal të Austrisë dënohen me burgim deri në 3 vjet.

7 Qershor 2024, 14:45 Nga N.F

I shpallur në kërkim nga Austria për pastrim parash, merr fund

GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i të riut është bërë pasi ai ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet austriake.

I riu shqiptar është identifikuar si Aredjo Buzi nga Fieri. Buzi ishte i shpallur në kërkim me urdhër europian arresti nga Austria për veprat penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”, të cilat sipas Kodit Penal të Austrisë dënohen me burgim deri në 3 vjet.

Arrestimi i tij ndodhi ësht në rrugën “28 Tetori” në Janinë ndërsa  autoritetet greke kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij drejt Austrisë.

greqi arrestim pastrim parash

Sondazh

Poll