Art&Argëtim

FOTO/ "Duket ndryshe, ka hequr dorë nga Ozempic-u!!", Khloe Kardashian konfuzon fansat me paraqitjen e fundit

Të mërkurën Khloe ndoqi koncertin e Janet Jackson me motrën e saj më të madhe, Kim dhe nënën Kris në Palm Springs, Kaliforni.

7 Qershor 2024, 15:23 Nga S.B
FOTO/ "Duket ndryshe, ka hequr dorë nga Ozempic-u!!", Khloe
Khloe Kardashian

SHBA- Ylli i “Kardashians” Khloe ka shokuar plotësisht fansat me veshjen dhe paraqitjen e saj të fundit. Të mërkurën Khloe ndoqi koncertin e Janet Jackson me motrën e saj më të madhe, Kim dhe nënën Kris në Palm Springs, Kaliforni.

Në një video të postuar nga shoqja e saj, Zoe Winkler Reinis, në Instagram Stories, Khloe kërcente nën muzikën e Janet ndërsa kishte veshur një jumpsuit tërësisht gri. Bashkëthemeluesja e "Good American" kishte lënë flokët e saj të kuq të lirshme dhe përfundoi look-un e saj me një palë çizme lëkure deri në kofshë.

FOTO/ "Duket ndryshe, ka hequr dorë nga Ozempic-u!!", Khloe
Khloe Kardashian

Postimi tërhoqi vëmendjen e shumë kritikëve ku shumica prej tyre ranë dakord me faktin se trupi i saj dukej komplet ndryshe dhe i paedituar. Megjithatë të tjerë mendonin se ajo nuk po përdorte më Ozempic dhe si pasojë ka marrë disa kg më shumë.

khloe kardashian

Sondazh

Poll