Art&Argëtim

VIDEO/ Po dëgjonin këngën e tij, Justin Timberlake surprizon fanset në rrugë

Vajzat mbi një motoçikletë po këndonin hitin e tij të famshëm "Technicolor".

7 Qershor 2024, 13:26 Nga S.B
VIDEO/ Po dëgjonin këngën e tij, Justin Timberlake surprizon
Justin Timberlake

SHBA- Këngëtari i njohur Justin Timberlake surprizoi tre nga fanset e tij rastësisht në rrugë. Vajzat mbi një motoçikletë po këndonin hitin e tij të famshëm "Technicolor".

Këngëtari ishte këtë javë në Teksas, ku dha dy koncerte. Duke bërë xhiro me makinë në rrugët e Austinit, ai pa tre nga fanset e tij dhe nuk ngurroi ti surprizonte.

Pa hezituar ai uli xhamin e makinës dhe tha: Më pëlqen kjo këngë.

Vajzat që në fillim nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte, thjesht i ngulën sytë pa shfaqur ndonjë emocion. Kur e kuptuan se kush ishte njeriu që po fliste me ta, u emocionuan dhe njëra prej tyre u nis drejt tij.

Videoja është postuar nga vetë Justin Timberlake në Instagram, duke shkruar në mbishkrim: Love that song.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Timberlake (@justintimberlake)

justin timberlake

Sondazh

Poll