Art&Argëtim

FOTO/ Rihanna bën "lëmsh" fansat, shkrimi në bluzën e saj merr vëmendjen

Të paktën kështu la të kuptohet në një dalje publike që bëri më 6 qershor me partnerin ASAP Rocky.

7 Qershor 2024, 10:44 Nga S.B
FOTO/ Rihanna bën "lëmsh" fansat, shkrimi në
Rihanna

SHBA- Që prej lindjes së fëmijës së saj të parë në vitin 2022, këngëtarja me famë botërore Rihanna është distancuar nga karriera, me miliona fansa që presin për një kohë të gjatë për një album të ri. Vitet e fundit Rihanna u rikthye në rrjetet sociale, jo për muzikë, por për të promovuar kompaninë e saj kozmetike dhe ndoshta kështu do të vazhdojë.

Të paktën kështu la të kuptohet në një dalje publike që bëri më 6 qershor me partnerin ASAP Rocky. Sytë e paparacëve u tërhoqën nga bluza blu e këngëtares, ku shkruhej “Unë jam në pension”.

Fotot dhe videot e Rihanna-s janë publikuar në rrjete sociale dhe audienca po debaton nëse ky është një mesazh për fansat e saj.

rihanna

Sondazh

Poll