Art&Argëtim

FOTOT/ Brenda kompleksit buzë oqeanit të sapoblerë nga Sydney Sweeney, një parajsë ujore 13.5 milionë dollarëshe

Ylli i "Anyone But You" bleu pronën e shtrenjtë në Sunshine State për 13.5 milionë dollarë.

7 Qershor 2024, 13:06 Nga S.B
FOTOT/ Brenda kompleksit buzë oqeanit të sapoblerë nga Sydney
Sydney Sweeney

SHBA- Aktorja Sydney Sweeney është pronarja më e re e një kompleksi në Florida buzë oqeanit. Ylli i "Anyone But You" bleu pronën e shtrenjtë në Sunshine State për 13.5 milionë dollarë.

Shtëpia prej 7720 metrash katrorë përmban gjashtë dhoma gjumi, tetë tualete, një qilar vere me 520 shishe, një akuarium, një ashensor, një palestër në shtëpi, një dhomë lojërash dhe parking në port.

FOTOT/ Brenda kompleksit buzë oqeanit të sapoblerë nga Sydney
Kompleksi

Siç shihet në foto rezidenca ndodhet në një tokë të madhe afërsisht 30 minuta larg Key West, duke i dhënë aktores shumë privatësi gjatë ditëve të saj të pushimit. Prona përfshin një pishinë gjigande me ngrohje dhe një sipërfaqe të madhe kopshti dhe gjelbërimi.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

florida sydney sweeey

Sondazh

Poll