Art&Argëtim

Martha e vërtetë nga “Baby Reindeer” padit Netflix për shpifje, kërkon 170 milionë dollarë dëmshpërblim

Në këtë serial fenomenesh me shtatë episode, i cili u publikua në prill, aktori skocez Richard Gadd, i cili luan në fakt veten dhe përcjell historinë e tij personale lidhur me ngacmimet e të cilave ka qenë viktimë prej vitesh nga një grua.

7 Qershor 2024, 10:59 Nga S.B
Martha e vërtetë nga “Baby Reindeer” padit Netflix
Fiona Harvey

SHBA- Një grua britanike, e cila thotë se është gruaja që portetizohet si një person i dhunshëm dhe manipulues në serialin “Baby Reindeer” në Netflix, ka paditur platformën për shpifje, duke kërkuar 170 milionë dollarë dëmshpërblim. Fiona Harvey doli nga anonimiteti pasi fansat e serialit e identifikuan atë si 'Martha' e vërtetë, gruaja që spiunon dhe ngacmon 'Donnie', figura qendrore në 'Reindeer'.

Në këtë serial fenomenesh me shtatë episode, i cili u publikua në prill, aktori skocez Richard Gadd, i cili luan në fakt veten dhe përcjell historinë e tij personale lidhur me ngacmimet e të cilave ka qenë viktimë prej vitesh nga një grua.

“Ky pretendim është gënjeshtra më e madhe në historinë e televizionit”, nënvizohet në padinë e ngritur nga Harvey në Kaliforni. Gruaja konsideron se për të është shpifur dhe akuzon Netflix se i ka shkaktuar dëm moral.

"Është një gënjeshtër, e thënë nga Netflix dhe krijuesi i shfaqjes Richard Gadd nga lakmia dhe etja për famë; është një gënjeshtër për të marrë më shumë shikues, më shumë vëmendje, për të mbledhur më shumë para dhe për të shkatërruar në mënyrë të egër jetën e paditëses Fiona Harvey", sipas padisë.

Në serial, “Martha” e ngacmon aktorin prej vitesh, duke i dërguar me mijëra emaile dhe mesazhe zanore, duke shkuar në lokalin ku punon dhe në shfaqjet e tij humoristike, duke arritur deri aty sa të sulmojë prindërit dhe të dashurën. Ajo gjithashtu duket se ka sulmuar seksualisht aktorin.

Në fund të prillit, Richard Gadd u bëri thirrje fansave të serialit në Instagram që të ndalojnë përpjekjet për të zbuluar identitetin e vërtetë të personave të përshkruar në të. Pasi emri i përndjekëses u publikua, Harvey mohoi në një intervistë televizive se ajo i kishte dërguar mesazhe apo kishte sulmuar aktorin.

Ajo thotë se ka marrë kërcënime për jetën.

baby reindeer martha fiona harvey

Sondazh

Poll