Art&Argëtim

"Nuk iu ka borxh asnjë shpjegim"/ Taylor Swift i del në mbrojtje Lady Gaga-s: Është fyese të komentosh trupin e një gruaje

Swift iu kundërpërgjigj komenteve, duke mbrojtur yllin e popit 38-vjeçar.

6 Qershor 2024, 10:36 Nga S.B
"Nuk iu ka borxh asnjë shpjegim"/ Taylor Swift i del në
Gaga dhe Taylor

SHBA- Këngëtarja e njohur Taylor Swift i ka dalë në mbrojtje Lady Gaga-s menjëherë pas fotove ku kjo e fundit shfaqet me një bark të rrumbullakosur. Lady Gaga mohoi të ishte shtatzënë me një video që ajo postoi në TikTok, duke përdorur një tekst nga "Down Bad" të Swift, ku shkruhej: Unë nuk jam shtatzënë. Thjesht po qaj në palestër.

Swift iu kundërpërgjigj komenteve, duke mbrojtur yllin e popit 38-vjeçar.

"Nuk iu ka borxh asnjë shpjegim"/ Taylor Swift i del në
Komenti i Swift

“Të gjithë mund të pajtohemi se është fyese dhe e papërgjegjshme të komentosh trupin e një gruaje. Gaga nuk i ka borxh askujt shpjegim dhe as ndonjë grua tjetër” ka shkruar ajo në koment.

"Nuk iu ka borxh asnjë shpjegim"/ Taylor Swift i del në
Lady Gaga

Spekulimet për shtatzëninë nisën kur këngëtarja mori pjesë në dasmën e motrës së saj, ku kishte veshur një fustan të zi dhe barku i dukej jo si zakonisht. Ajo shoqërohej nga partneri i saj, biznesmeni Michael Polanski.

taylor swift lady gaga

Sondazh

Poll