Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Franca për grabitje dhe pengmarrje, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Mësohet se arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi ai isht shpallur në kërkim nga autoritet franceze për një sërë vjedhjesh dhe pengmarrjesh. Shqiptari u vendos në pranga ditën e enjte në Bolzano të Italisë. Më tej bëhët me dije se i arrestuari është identifikuar me inicialet M. U.

7 Qershor 2024, 12:23 Nga N.F
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Franca për
Foto ilustruese

ITALI- Autoritet italiane kanë vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi ai isht shpallur në kërkim nga autoritet franceze për një sërë vjedhjesh dhe pengmarrjesh. Shqiptari u vendos në pranga ditën e enjte në Bolzano të Italisë. Më tej bëhët me dije se i arrestuari është identifikuar me inicialet M. U. Autoritetet në Francë kishin lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe po e kërkonin atë për grabitje në një apartament dhe pengmarrje.

Sipas raportimeve krimet e 40-vjeçarit ishin kryer në zonën e Lionit në tetor 2023. 40-vjeçari në atë kohë kishte bashkëpunëtor dhe viktima e të dyve mësohet se ishte një grua e moshuar. Në bashkëpunim me Europolin, policia ka rënë në gjurmët e një prej të dyshuarve në një apartament në Oberau. 40-vjeçari jetonte aty me partneren e tij ku oficerët e zbatimit të ligjit hynë në banesë dhe e arrestuan atë. Ai u dërgua në burgun e Bolzanos ndërsa Gjykata e Lartë Rajonale është përgjegjëse për çështjen.

itali arrestim shqiptar grabitje

Sondazh

Poll