Aktualitet

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, zbardhet itinerari që ka ndjekur autori, dyshohet se ka patur bashkëpunëtorë

Burime bëjnë me dije se Shehu ka përdorur pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës për të kaluar drejt Greqisë. Pas kësaj mendohet se ai ka shkuar në Igumenicë e më pas me traget drejt Korfuzit. Ai do të shfrytëzontë më pas aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Anglisë, por në këtë aeroport është vënë në pranga nga policia vendase.

6 Qershor 2024, 21:42 Nga B.Z
Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, zbardhet itinerari që ka
Gerald Shehu

DHËRMI - Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që ka ndodhur pas pas mesante në Dhërmi, ku Eraldo Nevruzi, 31-vjeç recepsionist në hotelin "Greccia" është ekzekutuar me armë zjarri nga 43-vjeçari Gerald Shehu, bashkëpronar i hotelit.

Burime bëjnë me dije se Shehu ka përdorur pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës për të kaluar drejt Greqisë. Pas kësaj mendohet se ai ka shkuar në Igumenicë e më pas me traget drejt Korfuzit. Ai do të shfrytëzonte më pas aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Anglisë, por në këtë aeroport është vënë në pranga nga policia vendase.

Nga hetimet e teritanshime ka dyshime se Shehu ka patur bashkëpunëtorë në krim, edhe në fshehjen e trupit të 31-vjeçarit. Kjo për faktin që ai ka lënë automjetin e tij në një parking privat në Sarandë dhe më pas ka udhëtuar për rreth 45 minuta drejt Qafë Botës. Policia po heton se kush e ka ndihmuar Shehun me fshehjen e mjetit dhe transportin e tij për në pikën e kalimit kufitar. Ndërkohë që pritet dhe ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë pak më herët një kolege e viktimës rrëfeu se 31-vjeçar ishte një djalë i lëvizur, por sipas saj marrëdhënia me autorin e krimit Gerald Shehun ishte normale dhe nuk kishte parë asgjë të dyshimtë. Shehu dhe Nevruzi ishin miq me njëri-tjetrin dhe mësohet se kishin jetuar të dy në Angli, ku dyshohet se shkak ër ngjarjen mund të jetë bërë edhe prishja e pazareve të drogës.

gerald shehu eraldo nevruzi vrasje dhermi

Sondazh

Poll