Aktualitet

FOTO/ Turistja franceze humb në Malin e Çikës, shpëtohet nga forcat zjarrfikëse

Gjithashtu turistaja është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

6 Qershor 2024, 20:27 Nga E. D
FOTO/ Turistja franceze humb në Malin e Çikës, shpëtohet
pamje nga vendngjarja

HIMARË- Një turiste franceze e cila kishte humbur kontaktet është gjetur pasditen e sotme në Himarë. Bëhet me dije se turistja i kishte humbur kontaktet rreth orës 10:00 të mëngjesit. Gjithashtu turistaja është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Ka qenë shërbimi zjarrfikës i Himarës me alpinistët ata të cilët kanë kërkuar në Malin e Çikës për turisten. Megjithatë ajo po shoqërohet drejt spitalit të Himarës, për një kontroll nga mjekët e spitalit. Shpesh herë turistë, kryesisht të huaj humbin kontaktet në zona me pyje apo dhe male dhe janë punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit që i shkojnë në ndihmë

himare turiste

Sondazh

Poll