Aktualitet

Njolla gjaku në korridor dhe ushqime në tavolinë, dalin PAMJET nga hoteli ku u vra Eraldo Nevruzi (VIDEO)

Siç shihet dhe në video në korridor dhe në dhomë janë shenja gjaku që dyshohet se i përkasin 31-vjeçarit të vrarë trupi i të cilit nuk dihet ende se ku ka përfunduar.

6 Qershor 2024, 21:08 Nga B.Z
Njolla gjaku në korridor dhe ushqime në tavolinë, dalin PAMJET
Pamje nga vendngjarja

DHËRMI - Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme vijnë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Dhërmi ku një recepsonist i hotelit "Greccia" Eraldo Nevruzi, është ekzekutuar me armë zjarri nga bashkëpronari i hotelit Gerald Shehu.

 

Dyshohet se palët kanë debatuar mes tyre fillimisht për arsye ende të paqarta dhe më pas debati ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës. Siç shihet dhe në video në korridor dhe në dhomë janë shenja gjaku që dyshohet se i përkasin 31-vjeçarit të vrarë trupi i të cilit nuk dihet ende se ku ka përfunduar. Ndërkohë shihet se edhe në dhomën ku rrinte 31-vjeçari janë ushqime, cigare në tavolinë që krijojnë dyshime se ai ka qënë nën shoqërinë e disa personave të tjerë pak para krimit.

Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre, pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Sakaq autori i ngjarjes, Gerald Shehu është arrestuar në një aeroport grek nga policia teksa kishte planifikuar të udhëtonte drejt Anglisë.

Si ndodhi vrasja ?

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së të mërkurës rreth orës 00:30 në ambjentet e hotelit “Greccia” në Dhërmi. 43-vjeçari Gerald Shehu (bashkëpronar i hotelit në fjalë) për arsye ende të paqarta ka ekzekutuar me armë zjarri recepsionistin e hotelit Eraldo Nevruzi 31-vjeç.

Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit, pasi ai kishte marrë turnin dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Autori dyshohet se u arratis me një makinë tip “Audi”, e cila u gjet afër portit në Sarandë dhe më pas udhëtoi drejt Qafë Botës, i ndihmuar nga persona të tjerë. 43-vjeçari kishte destinacion përfundimtar Anglinë por është kapur në aeroport nga Policia greke me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Nga hetimet e deritanishme thuuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

Ndërkohë një kolege e 31-vjeçarit ka treguar se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur brenda dhomave të stafit, ndërsa e ka cilësuar Nevruzin si një person 'të lëvizshëm'. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

dhermi eraldo nevruzi gerald shehu

Sondazh

Poll