Aktualitet

Vrasja e Eraldo Nevruzit/ Kolegia e 31-vjeçarit tregon detaje: Ishte djalë i lëvizur! Ngjarja ka ndodhur në dhomat e stafit...

Ndër të tjera, ajo tha se Eraldo ishte djalë i lëvizur dhe jo i rregullt, por shtoi se me Gerald Shehun, dhëndrin e pronares së hotelit, njëkohësisht dhe autori i dyshuar i krimit kishte një marrëdhënie normale.

6 Qershor 2024, 21:21 Nga B.Z
Vrasja e Eraldo Nevruzit/ Kolegia e 31-vjeçarit tregon detaje: Ishte
Dëshmitarja

DHËRMI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë të enjte në Dhërmi, ku 43-vjeçari Gerald Shehu vrau me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, recepsionist në hotelin "Greccia".

 

Një nga koleget e Nevruzit, i cili u vra në vendin e punës ka rrëfyer detaje mbi marrëdhënien e viktimës dhe autorit. Vajza ka treguar në një prononcim për mediat se mbrëmjen e djeshme, 31-vjeçari kishte ardhur më herët në hotel dhe e kishte nisur turnin që në orën 10:30, jo në 11:00 siç kishte orarin. Ndër të tjera, ajo tha se Eraldo ishte djalë i lëvizur dhe jo i rregullt, por shtoi se me Gerald Shehun, dhëndrin e pronares së hotelit, njëkohësisht dhe autori i dyshuar i krimit kishte një marrëdhënie normale. Sipas saj dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e stafit, nga parkingu.

“Eraldi ka filluar punë së fundmi, nuk ka shumë, diku tek 5 ditë. Mua nuk më është dukur djalë i rregullt, ishte i lëvizur. Me Geraldin nuk kam biseduar shumë, nuk jemi ndeshur, më shumë kam pasur të bëj me pronaren. Mua dje në orën 10:30 më ndërroi Eraldi, turnin e mbyllja në 11:00 por ai erdhi më herët. Unë fle në hotel, por dje në mbrëmje nuk kam dëgjuar gjë, isha në telefon në dhomë, por nuk kam dëgjuar asnjë zhurmë. Mami ishte duke fjetur, unë po rrija në celular.

Në çuditi ngjarja sepse ata nuk kishin asnjë marrëdhënie ndryshe nga të tjerët. Ngjarjen e mora vesh sot në mëngjes, më tha mami ka ardhur policia. Thonë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e stafit, nga parkingu. Kam dhënë deklaratën dhe në polici, aq informacion kisha. Eraldi kishte ardhur këtu dhe kërkoi punë si një njeri që nuk njihte njeri. Ai kërkoi punë si barist fillimisht dhe i thanë që do presësh sa të nisë bari, sepse nuk e kishin hapur pjesën e pishinës. I sugjeruan të punonte recepsionist. Unë nuk e njihja më parë.”-tha ajo.

Si ndodhi vrasja ?

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së të mërkurës rreth orës 00:30 në ambjentet e hotelit “Greccia” në Dhërmi. 43-vjeçari Gerald Shehu (bashkëpronar i hotelit në fjalë) për arsye ende të paqarta ka ekzekutuar me armë zjarri recepsionistin e hotelit Eraldo Nevruzi 31-vjeç.

Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit, pasi ai kishte marrë turnin dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Autori dyshohet se u arratis me një makinë tip “Audi”, e cila u gjet afër portit në Sarandë dhe më pas udhëtoi drejt Qafë Botës, i ndihmuar nga persona të tjerë. 43-vjeçari kishte destinacion përfundimtar Anglinë por është kapur në aeroport nga Policia greke me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Nga hetimet e deritanishme thuuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

Ndërkohë një kolege e 31-vjeçarit ka treguar se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur brenda dhomave të stafit, ndërsa e ka cilësuar Nevruzin si një person 'të lëvizshëm'. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

dhermi vrasje polici

Sondazh

Poll