Aktualitet

Vrasja misterioze e Eraldo Nevruzit, ja ku po e kërkon policia trupin e pajetë të 31-vjeçarit

Ndërkohë që ngjarja është ende në sitën e hetimeve, mësohet se policia është përqëndruar në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, aty ku dyshohet se mund të jetë fshehur trupi i pajetë i Erald Nevruzit.

6 Qershor 2024, 19:32 Nga B.Z
Vrasja misterioze e Eraldo Nevruzit, ja ku po e kërkon policia trupin e
Gerald Shehu, Eraldo Nevruzi

DHËRMI - Autoritetet kanë nisur kërkimet për trupin e pajetë të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi i cili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri pas pak mesnate në një hotel në Dhërmi. Si autor i ngjarjes dyshohet se është 43-vjeçari Gerald Shehu, i cili është arestuar pak më parë në një aeroport grek teksa kishte planifikuar të udhëtonte drejt Anglisë.

Ndërkohë që ngjarja është ende në sitën e hetimeve, mësohet se policia është përqëndruar në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, aty ku dyshohet se mund të jetë fshehur trupi i pajetë i Erald Nevruzit.

Ndërkohë që pritet edhe dëshmia e autorit të dyshuar të ngjarjes për të hedhur dritë mbi detajet, shkaqet dhe rrethanat por edhe mbi fshehjen e trupit të pajetë të 31-vjeçarit.

erald nevruzi gerald shehu

Sondazh

Poll