Aktualitet

I shpallur në kërkim për tentativë vrasje arrestohet shqiptari me dy identitete në Greqi (EMRI)

Ai është ndaluar rastësisht për një kontroll rutinë nga policia teksa ishte duke lëvizur me motor në zonën e “Kolonos” në Athinë dhe nga kontrolli i efektivëve ka rezultuar se i riu ishte në kërkim për grabitje dhe tentativë vrasje.

6 Qershor 2024, 18:00 Nga B.Z
I shpallur në kërkim për tentativë vrasje arrestohet
Foto ilustruese

GREQI - Një 23-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe grabitje është arrestuar nga Policia në Greqi. Mediat vendase shkruajnë se në pranga ka rënë 23-vjeçari nga Berati Angelos Toska i cili ishte me identitet fals në Greqi, me të dhëna si Panajot Bare 22-vjeç.

Ai është ndaluar rastësisht për një kontroll rutinë nga policia teksa ishte duke lëvizur me motor në zonën e “Kolonos” në Athinë dhe nga kontrolli i efektivëve ka rezultuar se i riu ishte në kërkim për grabitje dhe tentativë vrasje.

Sapo ka parë që policia ka kuptuar identitetin e vërtetë të tij i riu ka tentuar të arratisej por është kapur nga policia. Ndaj tij rezultonte një urdhër arresti i Prokurorisë së Athinës, i datës 04.03.2024 për veprat penale “organizata kriminale”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “grabitje”.

Në gusht 2023 në zonën e Agios Panteleimonas, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor dhe me përdorimin e armës, ai ka plagosur në këmbë një shtetas, ndërsa pak ditë më parë në Ilion, nën kërcënimin e thikës, i ka marrë celularët disa të miturve. Ndaj Angelos Toskës janë ngritur edhe akuzat “falsifikim”, “falsifikimi i certifikatave” dhe “mosbindja”.

greqi arrestim shqiptar

Sondazh

Poll