Aktualitet

Vrau Erald Nevruzin dhe u arratis, kërkohet ndihma e policisë greke për kapjen e Gerald Shehut (FOTO)

Gerald Nevruzi është shpallur në kërkim nga policia dhe dyshohet se është larguar drejt Greqisë. Policia vendase ka kërkuar ndihmën e policisë greke për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

6 Qershor 2024, 17:48 Nga B.Z
Vrau Erald Nevruzin dhe u arratis, kërkohet ndihma e policisë greke
Gerald Shehu

DHËRMI - Policia ka dalë me një tjetër njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Dhërmi ku Gerald Shehu 43-vjeç vrau me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzin.

Trupi i viktimës nuk është gjetur, ndërkohë paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye të prishjes së pazareve të drogës. Ndërkohë autori i dyshuar i ngjarjes, Gerald Shehu është shpallur në kërkim nga policia dhe dyshohet se është larguar drejt Greqisë. Policia vendase ka kërkuar ndihmën e policisë greke për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.

Vrau Erald Nevruzin dhe u arratis, kërkohet ndihma e policisë greke

gerald shehu eraldo nevruzi dhermi

Sondazh

Poll