Bota

Lufta në Gaza/ Banorët riciklojnë kuti të ushtrisë izraelite për t’i shitur si dru zjarri

Bombardimet vazhduan pa ndërprerje gjatë të mërkurës në Gazën qendrore, ku avionët që bombarduan disa objektivat gjatë natës.

6 Qershor 2024, 18:34 Nga E. D
Lufta në Gaza/ Banorët riciklojnë kuti të ushtrisë
foto ilustruese

GAZA- Banorët e Gazës në mungesë të gazit riciklojnë kutitë e boshatisura të armatimeve të ushtrisë izraelite për t’i shitur si dru zjarri për gatim në një kamp në qytetin jugor të Rripit të Gazës. Gjithashtu një banor tha se ushtria i përdori ato për të hedhur në erë shtëpitë e tyre dhe tani ata po i përdorin. 

“Ushtria i përdori ato për të hedhur në erë shtëpitë tona dhe tani ne i blejmë me para. Ne mblodhëm më shumë se 600 kuti nga të gjitha sheshet. Në çdo zonë gjejmë kutitë dhe më pas i thyejmë që t’i shesim si dru zjarri njerëzve për shkak të ndërprerjes së gazit," tregoi një banor i Khan Yunis, që përshkruan si i riciklojnë mbetjet e armëve.

Bombardimet vazhduan pa ndërprerje gjatë të mërkurës në Gazën qendrore, ku avionët që bombarduan disa objektivat gjatë natës. Për pasojë, sipas zyrtarëve palestinezë, 11 persona humbën jetën pranë kampit Al-Maghazi dhe dy pranë qytetit Deir al-Balah.

lufta ne gaza

Sondazh

Poll