Aktualitet

1 Dhjetor 2019, 14:04 Nga DOSJA

TIRANË- Anëtarët e familjes që janë gjallë kanë rrëfyer momentet dramatike sesi humbi jetën pëllumb Greku dhe anëtarët e tjerë të kësaj familje. Ata u shprehën se Pëllumbi para tragjedisë bënte shaka, duke thënë se “jam i fortë, gruan e kam çelik”, duke qenë se gruan ia quanin Çelike, pa e ditur se çfarë do i ndodhte.

Motra e Pëllumb Grekut, Ëngjëllushe Greku: Tragjedi e rëndë, kam një vajzë invalide.  Kur pamë pallatin këtu, çfarë të shikoja. Më përjetim të keq nuk kishte. I kemi nxjerrë me krahë.

Kunata e Pëllumb Grekut, Trëndafile Greku: Ishim me motrën e Pëllumbit. Kur ra tërmeti i parë, kishte lëkundje të lehta. Goca ime i tha kujdes se ra tërmet. Këto ishin fjalët e fundit të Pëllumbit dhe duke qeshur, pa e ditur se do ishte ky fund. Iu thashë është fundosur pallati i Pëllumbit, se atje ishin rritur 3 kalamajt. Qeshte sepse thoshte gruan e kam Çelik meqë e ka emrin Çelike. Ishte gjithçka tragjike. Nuk na e rregulluan, pavarësisht se na premtuan. Dhjetë vetë rrinin nëpër shtëpi.

Vëllai i Pëllumb Grekut, Bujar Greku: Atë natë unë isha të shtëpia ime. Vëllanë e kam pasur shumë afër. Kam një gocë motre që është paralizuar. U trembëm nga ankthi. Pëllumbi kërkonte ndihmë nën rrënoja. Mora gocën në krah dhe kur dola pallati ra në tokë. Kërkonte ndihmë. Kam dëgjuar një zë të tmerrshëm. Thoshte dua ndihmë. Hyrja ku ka qenë vëllai im ishte shemb komplet, ai ka qenë në vend të dytë.

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të aktivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

Marrë nga BW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar greku familja greku termeti ne shijak thumane tragjedia e 26 nentorit 2019 bujar greku familja greku termeti ne shijak thumane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll