Aktualitet

Shkaktuan viktima/ Të hënën Prokuroria fillon hetimet për shkaqet e rrënimit të banesave në Durrës e Thumanë

1 Dhjetor 2019, 13:12 Nga DOSJA
Shkaktuan viktima/ Të hënën Prokuroria fillon hetimet për

DURRËS– Dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit do të nisin për hetimet për objektet e rrënuar nga tërmeti. Fillimisht kërkimet do të fokusohen tek ndërtesat që kanë shkaktuar viktima. 

Më pas hetimi do të vijojë për 200 objekte të tjera që kanë pësuar dëmtime, por nuk kanë shkaktuar viktima.

Për hetimin e tyre mësohet se është urdhëruar sekuestrimi i 200 dosjeve me lejet e ndërtimi, raporti i institutit sizmiologjik për ndërtimet e kryera, raporti i kolaudimit dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin.

Nga ana tjetër, edhe Prokuroria e Krujës ka nisuer hetimet e saj për pallatet e Thumanës që shkaktuan viktima por që ishin shpallur të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës janë mbyllur, viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit. Toka vijon të dridhet nga pasgoditjet.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prokuroria e durresit prokuroria e krujës termet ne shijak prokuroria e durresit prokuroria e krujës termet ne shijak

Sondazh

Poll