Editorial

Basha zbulon prapaskenat e intervistës së Ramës në ‘Porta a porta’: Brono Vespa në censuroi

7 Mars 2019, 20:49 Nga DOSJA
Basha zbulon prapaskenat e intervistës së Ramës në

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur dhe njëherë në lidhje me aksionin e opzityës, ku komentoi dhe vizitën e Ramës në Itali.

Basha në një lidhje telefonike në emisionin “Të Paeksozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi, u shpreh se  Rama tashmë është i shembur dhe nuk duhet lejuar që të mbijnë më Rama të tjerë.

Nuk merrem më me Ramën, përfaqëson një sistem të shembur të vendit. Ai mund të bredh ku të dojë, ai lekët e drogës i ka më shumicë, ka oligark rreth vetes me shumicë. Këto janë grahmtat e fundit të tij, njësoj siç bëjnë të gjithë diktatorët. Ajo që po merremi tani është vijimi i punës sonë për rrëzimin e këtij sistemi të korruptuar. Burokoratët e Evropës flasin me patate në gojë. Ku sistem duhet të shembet dhe të mos lejojmë mbirjen e ndonjë Rame tjetër”, u shpreh Basha në një lidhje telefonike.  

Më tej Basha u shpreh se emisioni “Porta a porta”, e ka censuruar në intervistën që ai kishte dhënë për gazetarin që kishte ardhur në Shqipëri.

Më kanë shkurtuar minutat, pasi marrëveshja ishte që do më jepnin tre minuta e gjysmë. Bëra një gabim. Por pak rendesi ka kjo. Këto janë pleshtat e fundit të qenit që ka ngordhur“- tha Basha.

Opozita për gati një muaj ka venduser që të bojkotojë Parlamentin dhe të djegin mandatet, ku për çdo javë po zhvillohen protesta. Në deklaratat e tyre liderët e opozitës kërkojnë largimin e Ramës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial djegia e mandateve te opozites edi rama intervista e rames ne itali lulzim basha djegia e mandateve te opozites edi rama intervista e rames ne itali lulzim basha

Sondazh

Poll

Editorial 7 Mars 2019, 12:01

Çmimi i rritur i buqetave të 7 marsit

Çmimi i trëndafilave është rritur me 1 dollar për një vit. Fëmijët që vrapojnë të blejnë lulet nuk e dinë, por lexohet në fytyrat e prindërve. Një buqetë...