Politike

"Monstrat qeveritare duan të shkatërrojnë familjen"/ Berisha: Bërthama e gjithë problemeve sociale është varfëria

Më tej Berisha u shpreh se çdo familje shqiptare sot është në rrezik ekzistencial.

5 Qershor 2024, 20:37 Nga E. D
"Monstrat qeveritare duan të shkatërrojnë familjen"/
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve u ndal tek monstrat qeveritare duan të shkatërrojnë familjen shqiptare. Më tej Berisha u shpreh se çdo familje shqiptare sot është në rrezik ekzistencial. Gjithashtu Kreu i PD-së tha se Edi Rama i ka bërë shqiptarët të paguajnë çmimet më të shtrenjta në Europë dhe të marrin si shpërblim pagat më të ulëta.

"Monstrat e maskuara si qeveri duan të shkatërrojnë familjen. A e dini ju se në këtë moment, në parlament kanë sjellë ligjin e surrogacisë? Apo thënë ndryshe ligjin e tregtisë së foshnjave. Këta monstra, nënën e shenjtë shqiptare duan ta shndërrojnë në fabrikë prodhimi. Këta monstra, fëmijët e shenjtë shqiptarë, duan t’i shndërrojnë në produkt për t’u shitur. Këta mostra, familjen e shenjtë shqiptare duan ta shndërrojnë në numër, ku nuk ka më nënë as baba, por ka prind 1 dhe prind 2.

Nuk janë vetëm familjet demokrate që rrezikohen këtu të dashur shqiptarë. Janë familjet socialiste. Janë familjet pa parti. Janë familjet e veriut. Familjet e Shqipërisë së mesme. Familjet e jugut. Çdo familje shqiptare sot është në rrezik ekzistencial.
Shoqëria shqiptare nuk ka qenë kurrë më e thyer se ditët e sotme. Epidemi vetëvrasjesh dhe tentativa për vetëvrasje. Krime në familje. Sherre të përditshme për motive banale. Bërthama e gjithë këtyre problemeve sociale është varfëria.
Sepse Edi Rama i ka bërë shqiptarët të paguajnë çmimet më të shtrenjta në Europë dhe të marrin si shpërblim pagat më të ulëta.

Qiratë janë bërë të papërballueshme. Ushqimet bazike të ngjajnë trashmë me një luks për nga çmimet. Taksat u marrin frymën bizneseve dhe qytetraëve. Si mundet shqiptari, në këtë tokë që Zoti e bekojë me begati, të katandiset në këto kushte varfërie?
Kjo sepse pasuritë e Shqipërisë janë mallkim për shqiptarët, por janë parajsë për Edi Ramën, Olsi Ramën, Olta Xhaçkën, për burrin e saj, ministrat, bashkiakët dhe serinë e tyre të hajdutëve të paparë më parë.

Kjo sepse taksat e shqiptarëve janë mallkim për qytetarët, por janë parajsë për Erion Veliajn dhe hotelet që ndërton me to. Kjo sepse tokat e Shqipërisë janë mallkim për fermerët, por janë parajsë për narkotrafikantët e Edi Ramës. Kjo sepse shteti i Shqipërisë ka 11 vite që është shndërruar në narkoshtetin e parë dhe të vetëm të Europës," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll