Politike

"1 mld euro do hidhen poshtë"/ Deputeti italian që protestoi kundër Melonit: Emigrantët në Shqipëri do burgosen

Sipas tij, emigrantët që do të dërgohen në Shqipëri, ndryshe nga ata që vijnë në Itali, do të diskriminohen dhe do t’iu mohohen të drejtat e njeriut, duke u burgosur në vend që të trajtohen si azilkërkues.

5 Qershor 2024, 19:07 Nga I.A
"1 mld euro do hidhen poshtë"/ Deputeti italian që protestoi
Riccardo Magi

 TIRANË- Deputeti opozitar italian, Riccardo Magi ka komentuar debatin e sotëm me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Gjadër. I ftuar në Euronews, Magi tha se arsyeja pse kishte zgjedhur të vinte në Lezhë ishte për të parë nga afër, si ligjvënës italian, se ku kanë shkuar 1 mld euro burime të taksapaguesve italianë.

Magi tha se ajo që pa ishte vetëm fushatë elektorale. Sipas tij, emigrantët që do të dërgohen në Shqipëri, ndryshe nga ata që vijnë në Itali, do të diskriminohen dhe do t’iu mohohen të drejtat e njeriut, duke u burgosur në vend që të trajtohen si azilkërkues.

“Unë zgjodha të vija sot në Shqipëri për të ushtruar të drejtën si ligjvënës italian për të vizituar strukturën, sipas marrëveshjes ajo strukturë është tokë italiane, por ajo që pamë është vetëm një fushatë elektorale, nuk dimë asgjë si do funksionojë ky vend. Së pari burimet që do të shpenzohen, rreth 1 mld euro, burime që vinë nga qytetarët italianë, do hidhen poshtë për të ngritur një vend ku do qëndrojnë pak mijëra njerëz, pasi janë shumë pak në krahasim me ata që vijnë në Itali, atyre nuk do t’u respektohen as të drejtat e tyre, ndaj është arsyeja pse do të dërgohen në Shqipëri. Mjafton të mendosh se emigrantët që janë në kushte të njëjta, nëse do vijnë në Itali do shkojnë si azilkërkues, nëse do shkojnë në Shqipëri do të burgosen dhe kjo është absurde, një diskriminim i njerëzve që janë në të njëjtën pozitë”, tha Magi.

riccardo magi

Sondazh

Poll