Politike

Dorëheqja e kryetares së komanduar të Himarës/ Artan hoxha: Nuk do lënë askënd të gëzojë atë pozicion, përveç Fredi Belerit

Sipas Hoxhës, pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, nuk do lënë ta gëzojë askush tjetër përveç Fredi Belerit.

5 Qershor 2024, 18:20 Nga B.Z
Dorëheqja e kryetares së komanduar të Himarës/ Artan hoxha:
Artan Hoxha

TIRANË - Gazetari Artan Hoxha ka komentuar pasditen e sotme dorëheqjen nga posti të kryetares së komanduar të Himarës, Blerina Balës. I ftuar në emisionin "Top Talk", Hoxha u shpreh se edhe nënkryetari Pervin Gjikuria që mund të marrë drejtimin e bashkisë, ka deklaruar se do të tërhiqet nëse do të ketë konflikte si në të kaluarën. Sipas Hoxhës, pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, nuk do lënë ta gëzojë askush tjetër përveç Fredi Belerit.

Hoxha: “Nuk do lënë askënd të gëzojë pozicion, veç Fredi Belerit. Pervin Gjikuria ka thënë nëse do ketë konflikte si në të kaluarën, do tërhiqem. Himara është problem më vete, në kulmin e sezonit pa drejtues. Drejtuesi është në burg, atë që ka votuar populli nxirreni nga burgu dhe lëreni të bëjë detyrën.

Beleri seancën e fundit e sabotoi, ndërsa një vit kishin bërë presion dhe të gjitha lëvizjet, në momentin kur gjykata e avancoi procesin, ata e sabotuan, se nuk donin një vendim të formës së prerë dy ditë para zgjedhjeve të parlamentit Europian.

Belerin e ndihmon sabotimi dhe ngjarja me Sokol Mëngjesin, i jep mundësinë të jetë kandidat për eurodeputet, i cili është zgjedhur por nuk e ka bërë dot betimin në Republikën e Shqipërisë. Kjo që ka ndodhur sot këtu, është situatë e stisur, askush nuk do e gëzojë atë pozicion.

ar blerina bala arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll