Politike

Ndryshimet në qeveri, kush janë zv.ministrat e emëruar ditën e sotme (EMRAT)

Dorian Tola emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes, ndërsa Niko Hyka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

5 Qershor 2024, 20:26 Nga B.Z
Ndryshimet në qeveri, kush janë zv.ministrat e emëruar ditën
Kryeministria

TIRANË - Ndryshime të tjera janë bërë në kabinetin qeveritar këtë të mërkurë. Pas Ceno Klosit i cili u emërua zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, janë emëruar edhe dy zv.ministra të tjerë.

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Dorian Tola është emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes, dhe Niko Hyka është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vendimi për Tolën:

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të      ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Dorian Tola emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë".

Vendimi për Hykën:

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi

Niko Hyka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë".

edi rama do niko hy edi

Sondazh

Poll