Aktualitet

“Bravo, Bravo…”, Meta krah mikut të tij Bes Kallaku, viziton kampin e vullnetareve ne Bubq (FOTO+VD)

1 Dhjetor 2019, 12:58 Nga DOSJA
“Bravo, Bravo…”, Meta krah mikut të tij Bes Kallaku,

LAÇ- Ditën e sotme Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar një nga qendrat e  vullnetarëve në Bubq ku po bëhet edhe seleksionimi i ndihmave për të prekurit nga tërmeti.

Teksa në këtë kamp ku selksionohen edhe ndihmat e dhuruara nga shumë qytete të Shqipërisë por edhe nga ato kosovare, në krye të kësaj pune i veshur me çizme dhe me dorashka në duar gazetari i njohur Aulon Kalaja i ka treguar  Presidentit Meta sesi po bëhet ndarja e këtyre ndihmave,ndësa  ka shtuar se në këto momente në Shqipëri ka arritur edhe një kamion Brindisi i Italisë që do të shkarkohet po në këtë qendër për ngrumbullimin e ndidhmave.

Gjithashtu është parë  që në këtë vizitë  e ka shoqëruar edhe miku i tij, aktori  i njohur Bes Kallaku, me të cilin është parë shpesh herë të ndajë dreka e darka, apo udhëtime brenda dhe jashtë Shqipërisë. Edhe në këtë rast dyshja Meta- Kallaku janë parë sëbashku në këto ditë mjaft të vështira për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Në video Presidenti dëgjohet t’iu  thotë: Bravo , bravo të gjithë vullnetarëve që po ndihmojnë në këto ditë  të vështira.

Më pas shihet që ka  publikuar edhe në llogarinë e tij të Instagramit foto nga  vizita në Bubq: Pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse, por fatmirësisht pa jetë të humbura. Tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në rivendosjen e normalitetit të plotë!

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të aktivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e bubqit bes kallaku bubq meta viziton kampin e vullnetareve ne bubq presidenti meta tragjedia e 26 nentorit 2019 banoret e bubqit bes kallaku bubq meta viziton kampin e vullnetareve ne bubq presidenti meta tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll