Bota

VIDEO/ Hajdutët futen të kryejnë vjedhje në një dyqan syzesh në Londër, policia i kap në aksion

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin momentin kur dy hajnat me maska në kokë, thyejnë derën e xhamit në Chiswick në perëndim të Londrës. 

5 Qershor 2024, 17:08 Nga E. D
VIDEO/ Hajdutët futen të kryejnë vjedhje në një dyqan
pamje nga vendngjarja

BRITANI- Policia britanike ka kapur dy hajdutë në momente që ato po kryenin vjedhje në një dyqan syzesh në Londër. Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin momentin kur dy hajnat me maska në kokë, thyejnë derën e xhamit në Chiswick në perëndim të Londrës

Pasi futen brenda dhe aktivizohet alarmi i sigurisë, ata fillojnë të mbushin qeset me syze të marka të shtrenjta. Por derisa ishin në aksion, ata i zuri në befasi një grup policësh që u shfaqen para tyre me revole dhe elektroshok.

Gjithashtu aksioni po konsiderohet shumë i suksesshëm, pasi policët u shfaqën në vendin e ngjarjes me shpejtësi të madhe, kurse hajnat janë vënë prapa grilave. 

vjedhje britani

Sondazh

Poll