Bota

Arrestohen dy persona për spiunazh në Kosovë, kryhen bastisje në disa vendodhje

Prokuroria më tej ka bërë me dije se të arrestuarit janë shtetasi kosovarë dhe arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi disamujor.

5 Qershor 2024, 14:59 Nga N.F

Arrestohen dy persona për spiunazh në Kosovë, kryhen bastisje

KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ditën es otme ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “spiunazh”. Prokuroria më tej ka bërë me dije se të arrestuarit janë shtetasi kosovarë dhe arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi disamujor.

“Sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndalimi i tyre është bërë për 48 orë me vendim të prokurorit. Prokuroria tha se ndaj tyre do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. 

kodsov arrestim spiunazh

Sondazh

Poll