Bota

VIDEO/ Po filmonin veten duke udhëtuar me motoçikletë në Kolumbi, adoleshentet përplasen për vdekje me pemën

Dy mikeshat që nuk mbanin helmete në kokë, shihen duke bërtitur nga gëzimi dhe vazhdimisht qeshnin para kamerës së telefonit.

5 Qershor 2024, 16:31 Nga E. D
VIDEO/ Po filmonin veten duke udhëtuar me motoçikletë në
foto nga vendngjarja

KOLUMBI- Pamjet e një video tregojnë momente të tmerrshme kur dy adoleshente humbin jetën, pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonin përplaset në një pemë në pjesën qendrore të Kolombisë. Pamjet shfaqin Katherine Cubillos, 19-vjeçe , duke ngasur biçikletën, kurse Selena Valentina gjithashtu 19-vjeçe, shihet e ulur në pjesën e pasme dhe filmonte udhëtimin nga Pueblo Tapao drejt Montenegros. 

Dy mikeshat që nuk mbanin helmete në kokë, shihen duke bërtitur nga gëzimi dhe vazhdimisht qeshnin para kamerës së telefonit. Në disa raste Cubillos as që e shikonte rrugën pavarësisht se ishte errësirë dhe po lëviznin me shpejtësi të madhe. Këto vajza të reja, disa momente më vonë përplasen në një pemë dhe kamera telefoni bie në tokë. Ndërsa policia i gjeti të shtrira në tokë, kurse mjekët pasi arritën me autoambulancë i shpallën të vdekura në vendin e ngjarjes.

katherine cubillos selena valentina

Sondazh

Poll