Bota

VIDEO/ Pas një mosmarrëveshje me fqinjin nxjerr revolen dhe shkrep nëntë plumba mbi të, policia arreston vrasësin në Kosta Rika

Ndërsa kamerat e sigurisë shfaqin dy çifte në Escazu të Kosta Rikës, ku grindën dhe në një moment situata tensionohet më shumë. 

5 Qershor 2024, 15:28 Nga E. D
VIDEO/ Pas një mosmarrëveshje me fqinjin nxjerr revolen dhe shkrep
pamje nga vendngjarja

KOSTA RIKA- Një mosmarrëveshjes mes fqinjëve ësht shndërruar në zonë lufte në Kosta Rika ku njëri prej tyre nxjerr revolen nga brezi dhe pa u menduar dy herë shkrep nëntë plumba mbi fqinjin. Ndërsa kamerat e sigurisë shfaqin dy çifte në Escazu të Kosta Rikës, ku grindën dhe në një moment situata tensionohet më shumë. 

Videoja nga incidenti është realizuar të hënën, ku shihen çiftet duke u grindur në oborrin e përbashkët në komplepksin Rio Palma. Njëri prej fqinjëve Otoniel Orozco Mendoza, humbi kontrollin dhe iu vërsul fizikisht fqinjit duke e goditur me grushta Eduardo Ramirez Zamora.

Zamora menjëherë nxjerr revolen nga brezi dhe qëllon mbi Mendozan duke shkrepur të paktën nëntë plumba mbi të, i cili si pasojë e plagëve të marra mbeti i vdekur në vend. Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia arrestoi Zamoran i cili së shpejti pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve. 

kosta riko te shtena me arme viktime

Sondazh

Poll