Bota

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: BE duhet të fokusohet në lehtësimin e një dialogu të drejtë për Kosovën

Gjithashtu KASH ka theksuar se ka ndjekur me interes dhe shqetësim të madh negociatat e stërzgjatura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dëshiron që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

5 Qershor 2024, 16:09 Nga E. D
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: BE duhet të fokusohet
foto ilustruese

KOSOVA- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përmes një deklarate ka theksuar se BE duhet të fokusohet në lehtësimin e një dialogu të drejtë që respekton pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu KASH ka theksuar se ka ndjekur me interes dhe shqetësim të madh negociatat e stërzgjatura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dëshiron që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

Megjithatë Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është shprehur  kundër presionit që i bëhet Kosovës për të rënë dakord për formimin e komunave me shumicë serbe. Po ashtu KASH beson se një presion i tillë minon sovranitetin e Kosovës dhe inkurajon qëndrimin e Serbisë për mosnjohje.

“Zgjidhjet e imponuara mund ta destabilizojnë rajonin," tha KASH. 

"KASH vlerëson gjithashtu se sjelljet e Serbisë si proxy ruse, si dhe deklarimet e liderit të Republika Srpska Dodik për shkëputje nga Bosnje dhe Hercegovina, duhet të ndalen me çdo kusht para se të jetë tepër vonë. Këto të fundit i konsiderojmë një recetë për luftë, si dhe një qasje që shkon në të njëjtën linjë/llogjikë me agresionin rus kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

kosove këshilli i ambasadorëve shqiptarë

Sondazh

Poll