Aktualitet

Pesë ditë pas tërmetit banorët e Kurbinit ende në qiell të hapur, “pushtojnë” sportelet e Bashkisë: Kërkojmë të z

1 Dhjetor 2019, 12:00 Nga DOSJA
Pesë ditë pas tërmetit banorët e Kurbinit ende në qiell

KURBIN– Teksa kanë kanë kaluar 5 ditë nga ngjarja tragjike e 26  nëntorit, ku humbën jetën 51 njerëz dhe  rreth 900 të tjerë janë lënduar, duket se akoma banorët e prekur nga tërmeti janë  të pasistemuar nëpër kampet me çadra apo në hotele të ndryshme të vendit që kanë bashkëpunuar me qeverinë.

Së fundmi është mësuar se banorët e Kurbinit kanë bllokuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm sportelet e Bashkisë Kurbin. Ata kanë kërkuar të regjistronin emrat në mënyrë që të zhvendosen në hotelet e Shëngjinit.

Por në mes të kësaj situate, Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara është shprehur se stafi po punon pa pushim qoftë me verifikimin e ndërtesave e qoftë me sistemimin e qytetarëve.

Por nga ana tjetër shumë qytetar presin që ekspertët të shkojnë për të vlerësuar rrezikshmërinë e banesave të tyre, dhe banorë të tjerë të cilëve iu është dëmtuar banesa po nxjerrin orenditë shtëpiake ndonëse me rrezik të madh.

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të akstivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne kurbin majlinda cara termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 banoret ne kurbin majlinda cara termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll