5 Qershor 2024, 14:11
Nga M.B
Ndërtesa e Al Jazeeras në Doha, Katar, 5 maj 2024.
IZRAEL- Gjykata izraelite e ka mbështetur të mërkurën vendimin e qeverisë për një ndalim 35-ditor, për arsye të sigurisë kombëtare, të operimit të transmetuesit televiziv Al Jazeera. Një ministër në qeverinë e Izraelit tha se shpreson që ndalimi të zgjatet edhe për 45 ditë të tjera, kur ai të mbarojë të shtunën. Me vendim, gjykata miratoi në mënyrë retroaktive një ndalim 35-ditor deri më 8 qershor.
Autoritetet izraelite bastisën një dhomë hoteli në Jerusalem, të përdorur si zyrë nga Al Jazeera, më 5 maj dhe thanë se po mbyllnin operimin për kohëzgjatjen e luftës në Gazë, duke e akuzuar transmetuesin për inkurajimin e armiqësive kundër Izraelit. Al Jazeera hodhi poshtë akuzat të cilat i quajti "gënjeshtër e rrezikshme dhe qesharake" që rrezikonte gazetarët e saj.
Gjyqtari i Gjykatës së Qarkut të Tel Avivit, Shai Yaniv tha se atij i ishin ofruar prova, të cilat ai nuk i specifikoi, për një marrëdhënie të gjatë dhe të ngushtë midis Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - dhe transmetuesit Al Jazeera të mbështetur nga Katari, duke akuzuar kanalin për promovimin e qëllimeve të grupit radikal.
"Liria e shprehjes ka një rëndësi të veçantë në kohë lufte. Megjithatë, kur ka dëm të konsiderueshëm për sigurinë e shtetit, konsiderata e fundit është e para", ka shkruar ai.
Al Jazeera, e cila ka kritikuar operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë, nga ku ka raportuar gjatë gjithë luftës, i tha gjykatës se nuk ka nxitur dhunë apo terrorizëm dhe se ndalimi ishte joproporcional, sipas dokumenteve të gjykatës. Lidhur me pretendimet për lidhje me Hamasin, ajo tha se gazetarët e saj kishin burime konfidenciale si në palën izraelite ashtu edhe në atë palestineze.
Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë. Pas këtij sulmi nisi lufta në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi. Dhjetëra pengje të marra prej këtij grupi, u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor, ndërsa disa të tjera u gjetën të vdekura ose të gjalla nga trupat izraelite. Al Jazeera është një prej mediave të pakta ndërkombëtare që raportojnë nga Gaza që nga nisja e luftës.
Programet në gjuhën arabe të kësaj media shpesh publikojnë edhe deklarata nga Hamasi dhe nga grupe të tjera militante në rajon. Transmetuesi ka akuzuar Izraelin për vrasjen e qëllimshme të disa gazetarëve të tij në Gazë. Izraeli thotë se nuk synon gazetarët. Ofruesit izraelitë satelitor dhe kabllor pezulluan transmetimet e Al Jazeera pas udhëzimit të qeverisë, më 5 majit. Ministri për Komunikim tha të mërkurën se synonte të zgjaste ndalimin edhe për 45 ditë të tjera. Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar mbylljen e operimit të Al Jazeera-s në Izrael./REL
izrael
Bota
5 Qershor 2024, 13:22
N.F
Fosilet
SHBA- Tre fëmijë me pasion për fosilet kanë habitur shokët e tyre të klasës pasi zbuluan kockën e fosilizua...
Bota
5 Qershor 2024, 13:26
M.B
Ndërtesa e Parlamentit Evropian.
BRUKSEL- Rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mund t&...
Bota
5 Qershor 2024, 13:04
N.F
Borell
GAZA- Bashkimi Evropian (BE) mbështet plotësisht planin e paraqitur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që do t&e...
Bota
5 Qershor 2024, 12:52
N.F
Posteri
SERBI- Në një ndërtesë në rrugën Knez Mihailova në qendër të Beogradit, është shfaqur nj&eum...
Bota
5 Qershor 2024, 12:27
r.ll
pamje nga protestat ne turqi
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vepruar në mënyrë jokushtetuese kur nxori një dekret në...
Bota
5 Qershor 2024, 12:26
N.F
Sulmi
GJERMANI- Një kandidat i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është sulmuar me thikë mbrëmë&nbs...
Bota
5 Qershor 2024, 12:20
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite tha se ka filluar "aktivitet operacional" në dy zona të pjesës qendrore të Gazës, në ...
Bota
5 Qershor 2024, 11:58
M.B
Fotografi në një nga takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
KOSOVA- Bashkimi Evropi...
Bota
5 Qershor 2024, 11:32
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Firmat turke të ndërtimit deri më tani kanë përfunduar 30 projekte me vlerë 1.5 miliardë do...
Bota
5 Qershor 2024, 10:46
M.B
Funerali i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
RUSIA- Policia e Moskës ka ndaluar dy gra të cilat shkuan për të bër...