Sport

Një ish-punonjës denoncon Keylor Navasin: e kishte pa kontratë pune dhe e mbante në një bodrum të lagësht pa dritare

Keylor Navas përgjigjet "këtu nuk punojmë me ligjet franceze" dhe "ne punojmë sipas rregullave të mia", kur punëtori kërkoi të rregullonte situatën e tij.

5 Qershor 2024, 10:49 Nga DOSJA
Një ish-punonjës denoncon Keylor Navasin: e kishte pa kontratë

FRANCE - Një ish-punonjës i Keylor Navas, portier i Real Madridit nga viti 2014 në 2019, i Levantes nga 2012 në 2014 dhe i Albacete nga 2010 në 2012, ka bërë një ankesë kundër ish-portierit të PSG-së për punë të zezë.

Ish-punonjësi i portierit 37-vjeçar pretendon se ka punuar, pa lista të pagave dhe pa u regjistruar në Sigurimet Shoqërore, duke punuar deri në 90 orë në javë për 3.200 euro në muaj të paguar cash.

'BFM TV' raporton se ankesa e depozituar në prokurorinë e Versajës përshkruan se  futbollisti preferonte që punonjësi i tij të punonte "sipas rregullave të tij" dhe jo atyre të ligjit francez.

Ankuesi, i cili pretendon se futbollisti e detyroi atë të ishte i armatosur (një armë që vetë Navas e përdorte në kopshtin e tij për argëtim) ​​dhe e strehoi në një bodrum të lagësht pa dritare, ndërkohë që punoi për Keylor Navas për 20 muaj, sipas një marrëveshjeje verbale si siguriti dhe staf i mirëmbajtjes që nga shtatori 2019.

Stéphane Sellami, Naoufel El Khaouafi dhe Nicolas Couet raportojnë se, sipas një video të regjistruar nga ankuesi, Keylor Navas përgjigjet "këtu nuk punojmë me ligjet franceze" dhe "pa një kontratë franceze, unë ju paguaj me para në dorë, ne punojmë sipas sipas rregullave të mia" kur punëtori kërkoi të rregullonte situatën e tij.

"Ne jemi në kufirin e ligjit penal me fakte që, nga ana ime, mund të konsiderohen si kufi me skllavërinë moderne,"- thotë Yassine Yakouti, avokat i viktimës së supozuar. “Edhe nëse je yll futbolli, nuk ke të drejtë të çlirohesh nga të gjitha rregullat”,- vuri në dukje avokati.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll