Politike

Marrëveshja e emigrantëve, Rama: Nëse gabon qeveria italiane, ne marrim pjesë pa asnjë ngurrim!

Rama më tej shtoi se këtë aleancë do ta vazhdojë ndërsa tha se nëse gabon qeveria italiane Shqipëria marr pjesë në atë gabim pa asnjë ngurrim.

5 Qershor 2024, 13:48 Nga N.F
Marrëveshja e emigrantëve, Rama: Nëse gabon qeveria italiane, ne
Konferenca

SHËNGJIN- Pas inspektimeve në kampin e refugjatëve në Shëngjin kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologen e tij në Itali, Giorgia Meloni. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Italia është vendi me të cilin na lidh një miqësi e veçantë dhe aleancë strategjike.

Rama më tej shtoi se këtë aleancë do ta vazhdojë ndërsa tha se nëse gabon qeveria italiane Shqipëria marr pjesë në atë gabim pa asnjë ngurrim.

“Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri e cila të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe kështu të bashkojmë dhe partitë politike, dhe gazetarësh dhe të bëjmë një festë gjysmë të vërtetash,” tha ai.

Rama shtoi se seti mes Italisë dhe Shqipërisë, nuk është një hapësirë që ndan vendet sipas tij Italia ka qenë avokati ynë më i fortë në Bruksel.

"Më duhet ju them që për ne, nuk ka të bëjë ngjyra e forcave politike që qeverisë në Itali, por me të gjithë kemi pasur marrëdhënie vëllazërie, të gjitha kanë bërë më të mirën e tyre për të na ndihmuar.

Për ne qeveria italiane, ka qenë, është dhe do të jetë qeveria e një vendi që na lidh një miqësi e veçantë dhe aleancë strategjike që ne duam ta zhvillojmë. Nëse gabon qeveria italiane ne marrim pjesën ë atë gabim pa asnjë ngurrim, por le të mos e kthejmë në një çështje gabimesh.

Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri e cila të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe kështu të bashkojmë dhe partitë politike, dhe gazetarësh dhe të bëjmë një festë gjysmë të vërtetash," tha ai.

giorgia meloni ne shengjin edi rama

Sondazh

Poll