5 Qershor 2024, 13:07
Nga M.B
Moment nga firmosja e marrëveshjes
RUMANIA- Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Rumani, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u prit nga homologia, Luminita Odobescu. Mësohet se Hasani vlerësoi mbështetjen e Rumanisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, teksa vuri theksin tek nevoja për përshpejtimin e procesit të integrimit për rajonin.
“Rumania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e parezervë e procesit tonë të integrimit në BE, jo vetëm politikisht, por edhe me ekspertizë teknike, duke përcjellë përvojën rumune. Plani i Veprimit për Bashkëpunimin për dy vitet e ardhshme parashikon Integrimin Evropian si një nga fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh”, tha ai.
Në fjalën e tij gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp, Hasani u ndal edhe në rolin e komunitetit shqiptar në Rumani dhe minoriteti arumun që jeton në vendin tonë, si dy elementë të rëndësishëm që zënë një vend të veçantë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Hasani dhe homologia rumune Odobescu nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e trajnimeve diplomatike.
Gjatë vizitës së tij në Rumani, Hasani dhe Ministrja për Punën dhe Mbrojtjes Sociale, Simona Brucura Oprescu, nënshkruan “Marrëveshjen administrative për zbatimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore”. Kjo marrëveshje do të garantojë qytetarët e të dyja vendeve të përfitojnë nga kontributet e tyre dhe të marrin pensionet. 700 qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Rumani përfitojnë nga kjo marrëveshje. Në të njëjtën kohë, mësohet se po punohet për të finalizuar marrëveshjet në fushën e arsimit dhe kulturës, ndërkohë që mes dy vendeve është rritur ndjeshëm numri i turistëve.
igli hasani
Politike
5 Qershor 2024, 12:50
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Grup...
Politike
5 Qershor 2024, 12:03
M.B
Komisioni
TIRANA- Në Komisionin e Ligjeve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi shtroi disa pyetje ndaj përf...
Politike
5 Qershor 2024, 12:07
r.ll
meloni ne shengjin
SHENGJIN- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbërritur para pak minutash në Shëngjin, ku është pritur ng...
Politike
5 Qershor 2024, 11:48
r.ll
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit ...
Politike
5 Qershor 2024, 11:33
r.ll
pamje nga lezha
TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Fokusi i vizitës s&eum...
Politike
5 Qershor 2024, 11:02
r.ll
bashkia himare
HIMARË- Kryetarja e komanduar e bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka njoftuar ditën e sotme dorëheqjen nga det...
Politike
5 Qershor 2024, 10:46
r.ll
blerina bala
HIMARË- Kryetarja e komanduar e bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pa...
Politike
5 Qershor 2024, 10:26
r.ll
blerina bala
HIMARË- Kryebashkiakja e komanduar e Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen, pak javë pasi ka marrë dety...
Politike
5 Qershor 2024, 10:00
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme do të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Sipas raportimeve mbledhja pritet t...
Politike
5 Qershor 2024, 08:41
M.B
Pjesë nga videoja
TIRANA- Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka njoftuar me anë t&e...