Politike

"Të tregojmë qëndrueshmëri kundër qeverisë", Bardhi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së: Secili të jetë në zonat e përcaktuara gjatë protestës

Bardhi ka thënë se secili person duhet të angazhohet maksimalisht për protestën e thirrur nesër përpara Kuvendit.

5 Qershor 2024, 12:50 Nga M.B
"Të tregojmë qëndrueshmëri kundër
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Sipas gazetari Osman Stafa mësohet se Bardhi ka thënë se secili person duhet të angazhohet maksimalisht për protestën e thirrur nesër përpara Kuvendit.

"Gjithsecili prej nesh duhet të angazhohet maksimalisht për protestën që kemi thirrur nesër përpara Kuvendit. Duhet angazhim maksimal, dhe secili prej nesh do duhet të jetë në zonat e përcaktuara.

Duhet të tregojmë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër qeverisë e cila çdo ditë po na i fakton akuzat për lidhje me krimin dhe e zhytur në korrupsion", mësohet të ketë thënë Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll