Politike

Kryeministrja Meloni: Në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzëna as fëmijët, brenda kampit do të ketë dhe zonë burgu

Meloni tha se rendi publik brenda parametrave të qendrës do të garantohet nga autoritetet italiane.

5 Qershor 2024, 13:48 Nga r.ll
Kryeministrja Meloni: Në Shqipëri nuk do të vijnë gratë
konferenca

SHËNGJIN- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka treguar detaje mbi zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Meloni tha se nga refugjatët e shpëtuar nga anijet italiane, gratë shtatzëna dhe fëmijët nuk do të vijnë Shqipëri. 

Po ashtu ajo tregoi se në qendrën e Gjadrit, brenda do të ketë edhe një hapësirë që do të kryejë funksionin e burgut. Meloni tha se rendi publik brenda parametrave të qendrës do të garantohet nga autoritetet italiane.

"Emigrantët që janë shpëtuar nga anijet italiane, në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzanë, fëmijët. Do të kryhen të gjitha proceduat e kalimit të kufitir, do të kërkojë 28 ditë, do të trajtojë gjithashtu kërkesat për mazil, do të kemi përshpejtim të procedurave në rastin kur emigrantët kanë origjinë nga vendet e sigurta. Do të rocojmë procedurat e detyrueshme për BE. Struktura e Gjadrit do të ketë edhe funksion tjetër, ku do të ndalen emigrantët, do të ketë edhe një hapësirë, ku do të mbahen emigrantët e burgosur. Rendi publik, brenda perimetrat e qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane.", tha Meloni.

giorgia meloni ne shengjin

Sondazh

Poll