Politike

Komisioni i Ligjeve, Bardhi: KLP drejtohej nga një kryetar që sipas Kushtetutës nuk mund të ushtrojë profesion në organet e drejtësisë për 15 vite

Sipas tij një person që është në kushtet e pazgjidhshmërisë cënon rëndë besimin e publikut dhe integritetit të KLP.

5 Qershor 2024, 11:48 Nga r.ll

Komisioni i Ligjeve, Bardhi: KLP drejtohej nga një kryetar që sipas

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.

Gjatë fjalës së tij ai tha se Këshilli i Lartë i Prokurorisë drejtohej prej më shumë se 5 vitesh nga një kryetar që sipas Kushtetutës nuk mund të ushtrojë profesion në organet e drejtësisë për 15 vite.

Sipas tij një person që është në kushtet e pazgjidhshmërisë cënon rëndë besimin e publikut dhe integritetit të KLP.

"KLP, për me shume se 5 vite ka pas kryetar një person që sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtroje profesion ne organet e drejtësisë për 15 vite. Kryetari i saj ka qenë në kushtet e pazgjidhshmërisë në atë pozicion. Ka marr pjesë në procese të rëndësishme ne organet e drejtësisë se re. Sa e ka cënuar kjo vendimmarrjen e KLP dhe sa ka kontribuar kjo në forcimin e besimit te publikut tek KLP? Në gjykimin tim një person qe është në kushtet e pazgjidhshmërisë cënon rëndë besimin e publikut dhe integritetit të KLP.", u shpreh Bardhi.

gazment bardhi komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll