Politike

Blerina Bala dha dorëheqjen/ Kush janë dy emrat që diskutohen të marrin drejtimin e bashkisë së Himarës?

 Sipas raportimeve, votimi për kryetarin e ri të komanduar të Himarës do të mbahet të premten. 

5 Qershor 2024, 11:02 Nga r.ll
Blerina Bala dha dorëheqjen/ Kush janë dy emrat që diskutohen
bashkia himare

HIMARË- Kryetarja e komanduar e bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka njoftuar ditën e sotme dorëheqjen nga detyra. Bala u zgjodh më 19 mars, nga Këshilli Bashkiak i Himarës dhe pritej të drejtonte bashkinë deri në zgjedhjet e reja.

Ndërkohë dy emrat e diskutuar për të marrë drejtimin e Himarës janë Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano. Ky i fundit ka pak ditë që është emëruar nënkryetar Bashkie. Sipas raportimeve, votimi për kryetarin e ri të komanduar të Himarës do të mbahet të premten. 

Zgjedhja e Blerina Balës erdhi pasi edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe ish-kryebashkiaku, Jorgo Goro i cili dha po ashtu dorëheqjen, ndodhen në burg. Bala u zgjodh nga Këshilli Bashkiak i Himarës dhe do të drejtonte bashkinë deri në zgjedhjet e reja. Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje

blerina bala pervin gjikuria arqile bollano

Sondazh

Poll